Akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nga Hani i Elezit.
Në tubimet e fushatës zgjedhore, Veseli e ka quajtur koalicionin LDK-VV, koalicion të korrupsionit që sipas tij do ta shpije në izolim.
LDK dhe VV janë afruar me njëra tjetër për koalicion parazgjedhor tash e një kohë të gjatë, por koalicion parazgjedhor mes tyre kishte dështuar për shkak të kandidatit për kryeministër.
Në ndërkohë, dy partitë politike kanë lënë të hapur mundësin për koalicion./Gazeta Sinjali/