image “Kadri Veseli do të jetë kryeministër” – përplasja mes PDK-së dhe VV-së

Kosovë

“Kadri Veseli do të jetë kryeministër” – përplasja mes PDK-së dhe VV-së

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba dhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu janë përplasur për subjektet e tyre lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

Pretendimet e Zybës kanë qenë se sipas sondazheve, PDK nuk do të fitojë asnjë nga tri pozitat e para të partisë.

“PDK nuk është as partia e parë, as e dyta, as e treta. Është parti e katërt dhe nuk flasim për subjekte të vogla” , ka thënë Zyba.

Ndërkaq Musliu thotë se partisë së saj renditjen ia jep vetëm elektorati i saj, e që siç shprehet deputetja, nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë.

“PDK rëndësinë e renditjes tabelare ia kushton veç elektoratit të saj”, ka thënë Musliu në T7.

Deputetja thotë se PDK po shkon në zgjedhje shumë e relaksuar dhe se është e sigurt se do t’i fitojnë ato.

“PDK asnjëherë nuk ka shkuar asnjëherë më e relaksuar në zgjedhje se deri më tash. Kryeministër do të jetë Kadri Veseli”, është shprehur Musliu.

Ajo tutje ka thënë se VV ka shkaktuar armiq të brendshëm e ka linçuar njerëz që ishin brenda subjektit.

“Të gjithë deputeteve iu keni bërë linçime, i keni sjellë para një situate të vështirë. Të gjithë ata që kanë dalë nga VV”, ka deklaruar Musliu./Sinjali/