image Kadaj-Bujupi: Covid-19 mori jetën e një nëne vetëushqyese nga Istogu, ju lus ta shtoni kujdesin

Kosovë

Kadaj-Bujupi: Covid-19 mori jetën e një nëne vetëushqyese nga Istogu, ju lus ta shtoni kujdesin

news image

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar për vdekjen e 39-vjeçares nga Istogu, e cila u rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.

Kadaj-Bujupi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi dhe të respektohen urdhrat e institucioneve.

“Sot, në Komunën tonë, Covid-19 mori jetën e një gruaje të re, një nëne vetushqyese e cila rriste dy fëmijët e saj. Kjo tregon që ky armik i padukshëm merr jetë njerëzish pa dallim, të rijnë e të vjetër, të pasur e të varfër, burra dhe gra. Andaj, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, ju thërras të gjithëve që të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë urdhërat pavarësisht se sa vështire mund të na duken sot. Kujdesi për veten është kujdes për njëri tjetrin. Për më të dashurit tanë!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, deputetja Kadaj-Bujupi më herët ka kërkuar që nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata të futen në pakon fiskale të Qeverisë së Kosovës, që është destinuar për periudhën pandemike. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kadajdonika/posts/3734675136573989?__xts__[0]=68.ARC7PRqTc0HvjagxeLtyRNomgy5fx1C08Rfb2zU8GsS7ZsoMQBLWqf3By01qUb-Du5M-o6BYvGdotRW5mQRRlIU4zr4-RZrLNMLhwhGkr6XR6E3ijYgauRtokeM6HPJjdGYvIHgbf0MsDA2oPsYsKBJ4IpFvKoBeOQDqXztQPuFra2YVHUcHKFsOh6vP-m14XoxuflyP49PejFVYn5DpuNylMC2tmcsu8nJ8SVji9MJyvxeeHGL5QmVIjKMTB9kazt0mljQnNJoB76ZiK-EfUxmQdc-oc7fRWzWogZl6-dVTo4cJlaIZJ6-C9OTInCh0XzJYMlF7O6W2Y0u6aEHgMQ&__tn__=-R