image Kaçaniku asnjë rast aktiv, fiton betejën kundër koronavirusit

Shëndetësi

Kaçaniku asnjë rast aktiv, fiton betejën kundër koronavirusit

news image

Asnjë rast aktiv me Covid-19 në Kaçanik, pasi dy rastet e fundit në këtë komunë janë shëruar mbrëmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen rregullat e IKSHP’së.

“Kam nderin që të ju informoj se edhe dy rastet e fundit me COVID në Komunën e Kaçanikut tashmë janë shëruar plotësisht, duke rënë në zero numri me virusin COVID në komunën tonë. Ju falenderoj përzemërsisht për durimin dhe qetësinë e krijuar për sa kohë që kemi qenë të izoluar. Bëni kujdes, mbaje distancën, respekto rregullat nga IKSHP. Së bashku po ia dalim…! Ditët e mira po afrohen”, ka shkruar Ilazi./Gazeta Sinjali/