Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik mes Ministrisë së Tregtisë së Republikës Popullore të Bangladeshit dhe asaj të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministrit i MTI-së, Vesel Krasniqi ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është që të zgjerohet më shumë bashkëpunimi ekonomik.
Ai gjithashtu u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike në fushën e tregtisë, industrisë, transportit, arsimit dhe të tjera.