Opinionisti i Big Talk në Klan Kosova, Nderim Neziri, e ka quajtur shumë të ulët dhe denigruese sjelljen që aktorja Shota Baraliu ka shfaqur brenda shtëpisë së BBVK.
Ai tha se nuk ka pritur nga Shota që të luajë në këtë mënyrë, kur vet në të kaluarën ka qenë model për thyerjen e tabuve në shoqëri.
“Shota mundohet që ato që i thotë t’i kthejë në diçka tjetër, thotë jo bre se nuk e kam bërë, kjo është e ulët, qëndroju mendimeve tua edhe kaq, pastaj të flasësh për magji të zezë në këtë shekull, në këtë kohë si justifikim që dikush po bën këtë ose atë, më duket shumë e ulët dhe denigruese, për figurën e një aktoreje, të një femre, që e kemi parë si të guximshme, dhe model të kohës, dhe kjo do të vazhdojë t’i trazojë ujërat, sepse të akuzosh dikë se po bën magji të zezë, ‘ka shku të hoxhallarët për ta fituar lojën dhe për të fituar terren’, është shumë e ulët”, tha Neziri.