Modelja nga Shqipëria, Erjona Sulejmani, ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë në Itali, pasi po përflitet se ka nisur një romancë të re me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano, transmeton Gazeta Sinjali.
Pasi mediat italiane njoftuan për fejesën që s’ishte bërë ende publike, ishin vetë ata që pasuan lojën me postimin e fotove bashkë në “Instagram”, duke u deklaruar të fejuar.
Ndër fotot e fundit bien në sy disa poza me Bascianon, por këtë herë, duke qëndruar në krahët të tij. “Sytë nuk gënjejnë kurrë”, shkruan Erjona në foton e publikuar.
Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën.
Ndryshe, modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë divorcit problematik me futbollistin, Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.
Modelja foli gjatë në media, duke deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr. /Gazeta Sinjali/