image Ka më shumë se 1,5 milion të infektuar me COVID-19, por prej 50 ditësh është pa ministër Shëndetësie

Botë

Ka më shumë se 1,5 milion të infektuar me COVID-19, por prej 50 ditësh është pa ministër Shëndetësie

news image

Brazili është shteti i dytë me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Pavarësisht kësaj, e shtuna ishte dita e 50-të që ky shtet është pa ministër Shëndetësie.

Deri tani, më shumë se 1,5 milion persona janë konfirmuar të prekur me koronavirus në Brazil, nga të cilët 63 mijë kanë ndërruar jetë.

Posti i ministrit të Shëndetësisë mbahet përkohësisht nga gjenerali i ushtrisë, Eduardo Pazzuello, i cili nuk ka asnjë përvojë në mjekësi.

Më 15 maj, Nelson Teich u largua si ministër Shëndetësisë, pasi kishte vetëm një muaj në detyrë. Edhe pse ai nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e tij, përplasjet ishin të shumta me presidentin, Jair Bolsonaro, për rihapjen e vendit dhe përdorimin e klorokinës.

Para Nelson Teich, Ministria e Shëndetësisë në Brazil drejtohej nga Luiz Henrique Mandetta, i cili ishte mbështetës i distancimit social dhe i përdorimit të maskave, por u shkarkua nga Bolsonaro, i cili ka qenë kundër këtyre masave për të luftuar koronavirusin./Gazeta Sinjali/