Për disa ditë radhazi Kosova ka shënuar vetëm nga një rast të ri me koronavirus, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur dukshëm.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi mbrëmë edhe 61 të shëruar nga koronavirusi ndërkohë që u shënua vetëm 1 rast i ri në Komunën e Prishtinës.
Ferizaji është komuna që regjistroi më së shumti raste me koronavirus në Kosovë.
Në anën tjetër Shtërpca, Novobërda, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti janë 7 komunat e Kosovës të cilat nuk janë prekur ende nga ky virus.
Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 862 raste me 622 të shëruar dhe 28 të vdekur./Gazeta Sinjali/