image Juventusi synon të përforcohet edhe me mesfushorin zviceran

Futboll

Juventusi synon të përforcohet edhe me mesfushorin zviceran

news image

Pas transferimit të sulmuesit Dusan Vlahovic, Juventusi dëshiron të transferojë edhe mesfushorin Denis Zakaria nga M’gladbach.

Sipas ‘Kicker’, Juventus i ka paraqitur një ofertë prej 7 milion euro klubit gjerman, Borussia Monchengladbach.

Shifra është 4 herë më e vogël se sa Zakaria ka vlerën por 25-vjeçari është në përfundim të kontratës dhe nëse nuk rinovon, M’gladbach do ta humbasë me parametra zero.

Klubi gjerman ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare por në orët në vazhdim mund të ketë diçka konkrete. /Gazeta Sinjali Sporti/