image Juventusi sqaron situatën e Dybalas, tregon a ka koronavirus

Futboll

Futboll/ Juventusi sqaron situatën e Dybalas, tregon a ka koronavirus

news image

Paulo Dybala nuk është i infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur edhe klubi italian, Juventusi.

Dje u përhapën disa thashetheme se argjentinasi Dybala është i prekuri i radhës në Serie A –me koronavirus.

Megjithatë kjo fillimisht u mohua mbrëmë nga gazetari i afërt me “Zonjën e vjetër”, Romeo Agresti, ndërsa tash u vërtetua edhe nga klubi./Gazeta Sinjali/