Skuadra e Romës sonte u takua me Juventusin në derbin e javës në Seria A, shkruan Sinjali Sport.
Roma dhe Juventus u përballen në “Olimpico”, në duelin që i kishte të gjitha e që përfundoi me goleadë me rezultat 3-4.
Vendasit e nisën më mirë, duke shënuar me anë të Abrahamit, por që u barazua nga goli i bukur i Dybalas.
Me këta dy gola ekipet shkuan në pushim, e pjesa e dytë ishte krejt më ndryshe.
Romakët shënuan dy gola të shpejtë në fillim të 45 minutave të dytë me Mkhitaryanin dhe Pellegrinin.
Megjithatë, mysafirët u këndellën shpejtë duke i realizuar tre gola me Locatellin, Kulusevskin dhe De Sciglion, duke e përmbysur rezultatin.
De Ligt u ndëshkua me karton të kuq duke bërë penalti, të cilën Pellegrini e humbi.
Bianconeri me këtë fitore gjendet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Giallorossi me 32 pikë në vendin e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/