Skuadra e Juventusit e ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Atalantës me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Golin e parë të kësaj ndeshje e shënoi në minutën e 56-të Robin Gosens, transmeton Gazeta Sinjali.
Megjithatë, rezultati i ndeshjes u përmbysë menjëherë nga Gonzalo Higuain që shënoi në minutën e 74-të dhe 82-të, ndërsa golin përfundimtar të ndeshjes e shënoi në minutën e 90+ Paulo Dybala.
Juventusi me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 35 pikë, ndërsa Atalanta e gjashta me 22 pikë./Gazeta Sinjali/