Justin Bieber, është diagnostifikuar me sëmundjen ‘Lyme‘. Sëmundje, kjo që shkaktohet nga një bakterie dhe transmetohet tek njerëzit përmes kafshimit të rriqrave.
Këngëtari 25-vjeçar, publikoi një imazh në rrjetin e tij social Instagram ku tregoi se vuan nga kjo sëmundje.
“Shumë njerëz vazhduan të thoshin se Justin Bieber duket shume keq me pamjen e re, por ata nuk arritën ta kuptojnë që jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme, kam pasur një rast serioz të mono kronike e cila ndikoi në funksionimin tim, të lëkurës, të trurit, energjia dhe shëndeti i përgjithshëm”.
Këto gjëra do të shpjegohen në një seri dokumentaresh që do të vendosen së shpejti në YouTube nga këngëtari.
“Ju mund të mësoni gjithçka që unë kam qenë duke u ndeshur dhe mbingarkuar deri më sot !! Kanë kaluar disa vjet me këtë sëmundje, marrja e një trajtimi të duhur do të ndihmojë në trajtimin e kësaj sëmundje deri tani të pashërueshme, unë do të kthehem më mirë se kurrë’, tha këngëtari