image Jozefina Topalli për deklaratën e Jakup Krasniqit në Hagë: Jam rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme

Shqipëri

Jozefina Topalli për deklaratën e Jakup Krasniqit në Hagë: Jam rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme

news image

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli i ka shkruar një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili është duke u përball me akuzat për krime lufte dhe që dje për herë të parë u paraqit para Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Topalli ka thënë se është rrëqethur duke i dëgjuar fjalët e Krasniqit.

Letra e plotë:

“I dashur Kryetar

Zoti Krasniqi!

Unë jam shokuar nga lajmet për akuzat ndaj jush, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kam menduar gjithë kohën per atë që po ndodh me ju!

Unë kam patur e ruaj një respekt të veçantë për ju e veprimtarinë tuaj.

Sot , më shumë se dje, në çdo fjale, në çdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe të vërtetë!

Provë e pamerituar për ju, familjen tuaj e Kosovën kjo që po ndodh me ju!

Sakrifica juaj është autoriteti më i lartë moral!

Në çdo situatë , përballë të gjithëve , një njeri i lirë , vetëm për të qenë i tillë, është gati për të paguar çdo çmim.

Ju po paguani përseri një çmim për lirinë tuaj e të Kosovës!

Unë si shumë të tjerë , jam prekur e rrëqethur duke dëgjuar fjalen tuaj të fuqishme! Por jam ndjerë dhe krenare!

Sot jeni më lart se kurrë! Unë besojë se ju do fitoni edhe këtë betejë të padrejtë./Gazeta Sinjali/