image Jovanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën

Kosovë

Politikë/ Jovanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën

news image

Cedomir Jovanoniç është njëri nga politikanët më të zëshëm kundër politikës së Beogradit.

Njihet për fjalimet e tij të zëshme në Parlamentin e Serbisë ku ai iu drejtua politikanëve serbë e veçanërisht Vuçiqit se nuk mund të humbet Kosova dy herë pasi që është humbur një herë, sipas tij e vetmja gjë që mund të fitoi Serbia në Kosovë është paqja, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje.

“Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja e parë që i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë”.

I pyetur për deklaratën e tij që Serbia ka kapitulluar në Kosovë, ai ka thënë se kapitullimi i Serbisë ka qenë si ai i gjermanëve në vitin ’45.

“Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”.

Sipas Jovanoviçit Serbia dhe Kosova nuk janë të gatshme për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

 “Nuk është e gatshme, ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova”, ka thënë ai.

Jovanoviç, një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit të vrarë Zoran Gjingjiç, thotë se Rusia është ajo që e pengon marrëveshjen ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar koherentë.

“Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Kjo është politika e tyre. Rusëve duhet t’ua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t’u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Palmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar”?

Jovanoviç këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ‘99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit. /Gazeta Sinjali/