image Jorginho i dëshpëruar për mos-pjesëmarrje në Botëror: Pikëllimi im është më i madh nga se mund ta imagjinoni

Futboll

Jorginho i dëshpëruar për mos-pjesëmarrje në Botëror: Pikëllimi im është më i madh nga se mund ta imagjinoni

news image

Ylli i Italisë, Jorginho ka komentuar eliminimin e ‘Azzurrit’ nga play-offi i Kupës së Botës dhe duket se ka konfirmuar se ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare, transmeton Sinjali Sport.

Playmakeri i Chelseat u bë kryefjalë e lajmeve pas eliminimit të Italisë pasi dy goditjet e tij të penalltisë të humbura gjatë grupit kualifikues ishin ndër arsyet pse ‘Azzurri’ nuk arriti të fitonte grupin e tyre dhe të merrnin një vend direkt në Katar 2022.

Maqedonia e Veriut i mundi në Palermo javën e kaluar, duke eliminuar ‘La Nazionalen’ nga play-offi i Kupës së Botës për herë të dytë radhazi. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e futbollit italian.

“Në jetë dhe në futboll, mund të fitosh ose të humbësh. Por ka disfata që janë më të dhimbshme se të tjerat. Më besoni, pikëllimi im është më i madh nga sa e imagjinoni”, ka shkruar Jorginho në Instagram. Futbolli nuk është thjesht një sport, është një shkollë me vlera të pabesueshme. Ju mëson të mos dorëzoheni kurrë, të mësoni nga gabimet, të qëndroni të bashkuar në momente të vështira. Të vesh këtë fanellë është një nder i madh për mua. Mësojmë dhe ngrihemi. le të vazhdojmë. Forza Azzurri Forza Italia“, ka shkruar ndër të tjerash mesfushori.

Jorginho ka humbur tre goditjet e fundit të penalltisë radhazi me Italinë, duke përfshirë një gjatë gjuajtjeve të penalltive në finalen e Euro 2020 kundër Anglisë.

/GazetaSinjaliSport/