image Jorginho i bindur se Italia do të kualifikohet në Kupën e Botës

Futboll

Jorginho i bindur se Italia do të kualifikohet në Kupën e Botës

news image

Mesfushori italian është shprehur i bindur se Italia do të kualifikohet në Kampionatin Botëror.

Kombëtarja e Italisë nuk ka arritur të kualifikohet direkt në Kupën e Botës, pasi Zvicra i mori vendin e parë në grup në xhiron e fundit të kualifikimeve.

Tani ‘Azzurët’ duhet të zhvillojnë dy duele në ‘Play Off’ për të siguruar kalimin tutje.

Mesfushori italian Jorginho është shprehur i bindur se ata do të arrijnë kualifikimin në Kupën e Botës.

“Shumë herë futbolli të ‘dënon’ me rezultate të vështira që të lëndojnë. Por kjo me siguri nuk do të na bëjë të varim kokën dhe të humbasim objektivin tonë…”.

“Ne po përgatitemi mirë për muajin mars, ku do të jetë një tjetër betejë. Do të jetë e vështirë dhe ne e dimë, por ne jemi Italia dhe nuk ne nuk dorëzohemi kurrë”, shkroi Jorginho në Instagram.

Më 21 nëntor do të hidhet shorti për duelet e “Play Off-it”. /Gazeta Sinjali Sporti/