Ushtarët jordanezë, të enjten, kanë vrarë të paktën 27 persona të armatosur që kontrabandonin drogë, si dhe u plagosën edhe disa individë të tjerë teksa kalonin kufirin nga Siria, thuhet në deklaratën e ushtrisë së Jordanisë.
Ndërsa, disa persona të tjerë që ishin në këtë rast dhe që kishin drogë me vete u larguan përsëri drejtë Sirisë, gjatë tentativës së fundit për të kaluar kufirin.
Edhe vitin e kaluar në këtë kufi kishte zhvillime të tilla që janë në rritje, për shkak të këtyre ushtria i ka ashpërsuar masat e saj.
“Ne do t’i godasim, ata që guxojnë të ngatërrohen me sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Në këtë deklaratë nuk specifikohet se ku ka ndodhur ngjarja më saktësisht, por Reuters raporton se ndodhi në një zonë në verilindje të qytetit Mafraq në Jordani./GazetaSinjali/