image Jimenez: Nuk mund ta refuzosh një ofertë nga Barcelona apo Real Madrid

Futboll

Futboll/ Jimenez: Nuk mund ta refuzosh një ofertë nga Barcelona apo Real Madrid

news image

Sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez I ka dhënë një sinjal dy gjigantëve Real Madrid dhe Barcelona për ta transferuar.

Meksikani në një intervistë për ESPN ka thënë që nuk do ta refuzonte një ofertë nga Barcelona apo Real Madrid, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Nëse më thoni se nesër vjen një ofertë nga Real Madrid apo Barcelona, sigurisht nuk mund ta lëshosh një mundësi të tillë’, u shprehë ai.

Jimenez po kalon një sezon fantastik me skuadrën angleze dhe këto paraqitje kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane./Gazeta Sinjali/