Ish efektivi i policisë së forcave operacionale Jeton Lami i ka qëndruar besnik Eriv Martinajt.
Pasi u arrestua sepse rezultoi se ka transportuar me makinë disa herë Ervis Martinajn, nuk ka pranuar të japë një dëshmi para prokurorëve.
Ndërkaq familjarëve të Lamit iu është ofruar mbrojtje, ndonëse ata ende nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë.
Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.
Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.
Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.
/GazetaSinjali/