Kalifornia po përballet me një tjetër stuhi të rrezikshme dimri, që pritet të sjellë reshje të mëdha që mund të çojnë në përmbytje të menjëhershme këtë fundjavë.
Moti ekstrem është i fundit në një seri stuhish që kanë goditur shtetin këtë muaj, duke bërë që guvernatori i Kalifornisë të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë ka paralajmëruar për një rrezik të lartë të reshjeve të tepërta nga e premtja deri të shtunën.
“Jetët dhe pronat janë në rrezik të madh”, është thënë në një njofitm.
“Zonat që normalisht nuk përjetojnë përmbytje të menjëhershme do të përmbyten”, shtoi shërbimi i motit.
Pothuajse të gjithë 39 milionë banorët e Kalifornisë ishin nën një lloj paralajmërimi të motit që nga mëngjesi i së premtes.
“Shpërthimi i reshjeve të mëdha”, sipas shërbimit meteorologjik, shkaktohet nga një lumë i fuqishëm atmosferik, i cili filloi të enjten.
Lumenjtë atmosferikë ndodhin kur uji avullon në ajër dhe transportohet nga era, duke formuar rryma të gjata që rrjedhin në qiell si lumenjtë që rrjedhin në tokë. Ato mund të çojnë në shi të fortë dhe borë malore.
Cilët janë lumenjtë atmosferikë që çojnë në përmbytjen e Kalifornisë?
Reshjet më të mëdha pritet të godasin Kaliforninë qendrore, ndërsa “sasi të bollshme të borës së madhe” mund ta bëjnë udhëtimin të rrezikshëm në pjesë të Kalifornisë veriore dhe në vargmalin malor të Sierra Nevada, ku rrëshqitjet e dheut dhe shkëmbinjtë janë gjithashtu të mundshme, sipas shërbimit të motit.
Deri në 10 inç shi në 24 orë mund të bien në disa pjesë të shtetit ku ka borë, që do të thotë se “potenciali për përmbytje të përhapura është i konsiderueshëm”, tha Shërbimi Meteorologjik.
Përmbytjet e shpejta shkaktojnë disa vdekje çdo vit, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, i cili u bëri thirrje banorëve të Kalifornisë që të largohen nga rrugët e barrikaduara dhe të përmbytura.
Lumi atmosferik vjen ndërsa Kalifornia është ende duke u rrëmbyer nga një sërë ngjarjesh ekstreme të motit në shkurt dhe mars. Javën e kaluar, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në më shumë se një duzinë qarqe në shtet në mes të një prej dimrave më të lagësht të Kalifornisë në histori.
Newsom zgjeroi urgjencën të enjten për të përfshirë 21 qarqe të tjera.
Të paktën tetë vdekje janë duke u hetuar si të lidhura ndoshta me motin, ndërsa një vdekje ka qenë përfundimisht e lidhur me stuhitë.
“Me stuhi më të rrezikshme në horizont, ne do të vazhdojmë të mobilizojmë çdo burim të disponueshëm për të mbrojtur kalifornianët,” tha zoti Newsom.
Banorëve pranë Big Sur në Kaliforni iu tha këtë javë që të grumbullonin furnizime të mjaftueshme për t’i mbajtur ato të paktën dy javë përpara stuhisë së fundit.
Moti pritet gjithashtu të mbulojë pjesë të Nevada, Oregon dhe Idaho me 6 deri në 12 inç borë të premten.