image Jesus: Nuk erdha në Arsenal për të qenë një superyll

Futboll

Jesus: Nuk erdha në Arsenal për të qenë një superyll

news image

Gabriel Jesus e ka hedhur poshtë mendimin e ndjenjes së presionit për të qenë njeriu kryesor i Arsenalit pas transferimit tek klubi anglez.

Nënshkrimi prej 45 milionë funtesh shënoi dy herë për Topçinjtë në fitoren e tyre 5-3 ndaj FC Nurnberg në miqësoren e së premtes, por thotë se nuk synon të jetë lojtari kryesor i Arsenalit.

“Nuk dua të jem superyll”, tha ai pas fitores në miqësore. “Unë thjesht dua të luaj futboll, të shkoj në fushë dhe të ndihmoj bashkëlojtarët e mi, si një familje.

“Ne duhet të bëjmë atë që bëjmë së bashku. Gjithçka. Jashtë fushës dhe në të. Unë nuk jam këtu për të qenë njeriu, unë jam këtu për të ndihmuar, për të mësuar me këta djem dhe për të fituar së bashku“, është shprehur Jesus.

/Gazeta Sinjali Sporti/