Arsenalit mund t’i jetë dhënë një goditje në ndjekjen e Gabriel Jesus pasi sulmuesi i Manchester Cityt i është ofruar Real Madridit dhe Atletico Madridit, sipas raportimeve.
Braziliani ishte lidhur me një largim nga Etihad këtë verë pasi Erling Haaland nënshkroi me skuadrën e Pep Guardiolës muajin e kaluar.
Arsenali është lidhur shumë me një lëvizje, por Mikel Arteta mund të humb garën për ndjekjen e sulmuesit pasi të dyja skuadrat madrilene thuhet se janë shfaqur si konkurrencë e mundshme për nënshkrimin e tij.
Gazetari i Cadena Ser, Anton Meana raportoi se 25-vjeçari i është ofruar Atletico-s dhe Realit me lojtarin që kërkon 5 milionë euro (4.3 milionë £) pas taksave në vit.
Lajmi vjen si një goditje për Topçinjtë, të cilët thuhej se e kishin vendosur Jesusin në krye të listës së dëshirave të tyre gjatë verës, pasi u dhanë lamtumirën të dy sulmuesve Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette këtë vit.
Arteta besohet të ketë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer pune me 25-vjeçarin gjatë kohës së tij si ndihmës shefi në Etihad dhe të dyja palët thuhet se ishin të etur për një marrëveshje.
Arsenali ka zhvilluar tashmë bisedimet fillestare me agjentin e tij Marcelo Pettinati, por tani po rivalizohen nga gjigantët e La Ligas.
Jesus u paraqit vetëm në 28 ndeshje në Premier League për Cityn sezonin e kaluar, totali i tij më i ulët në një sezon të plotë që kur mbërriti në Mançester për 28 milionë funte.