image Ylli i Brazilit humbet humbet pjesën e mbetur të Botërorit për shkak të lëndimit

Futboll

Ylli i Brazilit humbet humbet pjesën e mbetur të Botërorit për shkak të lëndimit

news image

Brazili ka marrë disa lajme aspak të mira në mëngjesin e sotëm.

Ylli i Arsenalit, Gabriel Jesus do të mungojë për pjesën e mbetur të Botërorit, për shkak të lëndimit.

Jesus ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Kamerunit, çka bëri të zëvendësohej pas 60 minutave.

Pas nënshtrimit të testeve mjekësore, është kuptuar se lëndimi do të jetë serioz dhe se ai do të humbasë pjesën e mbetur të Botërorit, raportojnë mediat nga Brazili.

Bashkë me Jesus, edhe mbrojtësi i Manchester United, Alex Telles nuk do të mund të paraqitet më në këtë botëror, gjithashtu shkaku i lëndimit.

/GazetaSinjaliSport/