image Jesus i "preferuari" i tifozëve, thyen rekord në historinë e lojës së famshme "FPL"

Futboll

Jesus i “preferuari” i tifozëve, thyen rekord në historinë e lojës së famshme “FPL”

news image

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Gabriel Jesus po pritet me emocion të madh për fillimin e ri jo vetëm nga tifozët e Arsenalit, por edhe nga tifozët e skuadrave të tjera.

Jesus iu bashkua Arsenalit nga Manchester City në një marrëveshje prej 45 milionë funtesh muajin e kaluar dhe ai do të jetë pika e tyre qendrore në sulm.

Reprezentuesi brazilian ka shënuar shtatë gola në para-sezon, duke përfshirë një hat-trick në mposhtjen 6-0 të së shtunës ndaj Sevillas.

E kjo formë e brazilianit ka bërë që një numër i madh tifozësh në Premier Ligë të zgjedhin atë të “preferuarin” e tyre.

Nga loja e famshme “Fantasy Premier League”, Jesus tashmë ka regjistruar një rekord, duke u selektuar nga 72.5% e të gjithë njerëzve nëpër botë që luajnë këtë lojë.

Ai është favorizuar edhe për shkak të çmimit të tij në tregun e lojës, që vlerësohet me 8 milionë funte, ndryshe nga Harry Kane dhe Erling Haaland që vlerësohen me nga 11.5 milionë, dhe Cristiano Ronaldo me 10.5 milion.

Arsenali e hap kampanjën e Premier League të premten, në vizitën në “Selhurst Park” ndaj Crystal Palaces.

/GazetaSinjaliSport/