image Arteta me lëvdata të mëdha për Jesus: Ai krijon kaos dhe është një kërcënim i vërtetë për kundërshtarët

Futboll

Arteta me lëvdata të mëdha për Jesus: Ai krijon kaos dhe është një kërcënim i vërtetë për kundërshtarët

news image

Gabriel Jesus “krijon kaos” në të tretën e fundit dhe është “kërcënimi i vërtetë” që i ka munguar Arsenalit, sipas Mikel Arteta, i cili ishte i kënaqur me paraqitjen e tij të fundit kundër Evertonit.

Jesus shënoi golin e tij të tretë në dy paraqitje para-sezonale për Gunners teksa siguruan një fitore 2-0 ndaj Toffees në Baltimore të shtunën.

Braziliani kompletoi transferimin e tij prej 45 milionë funtesh nga Manchester City, në një kontratë pesë-vjeçare.

Jesus shënoi dy herë në debutimin e tij kundër Nurnberg javën e kaluar dhe tregoi instinktet e tij edhe një herë kundër Evertonit, duke e hedhur topin në rrjetë pas një prekjeje të parë fantastike për të kontrolluar topin.

25-vjeçari asistoi edhe Bukayo Saka për të dytën e Arsenalit dhe Arteta ishte plot lëvdata për sulmuesin pas ndeshjes.

“Ai krijon kaos, krijon pasiguri dhe është gjithmonë në shpatullat tuaja”, tha shefi i Topçinjve për mediat e klubit. “Ai është gjithmonë aty për t’ju hequr topin, ai është gjithmonë para portës.

Ai është një kërcënim i vërtetë dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë. Në momentin që ne japim topin ai është menjëherë aktiv dhe ushtron presion dhe e mban ekipin e tij pas tij.

Ai ka shumë aftësi udhëheqëse, unë mund ta shoh menjëherë se çfarë po bën me djemtë dhe ai është tipi i djalit që duam”, u shpreh tekniku spanjoll.

Arsenali do të vazhdojë turneun e tyre para-sezonal në Shtetet e Bashkuara me një përplasje kundër Orlando City më 21 korrik, tre ditë para ndeshjes finale të Kupës së Floridës kundër Chelseat.

Topçinjtë kanë gjithashtu një ndeshje miqësore kundër Sevillas për të marrë pjesë përpara se të hapin kampanjën e tyre në Premier League kundër Crystal Palace më 5 gusht.

/GazetaSinjaliSport/