image Jerome Boateng i gatshëm të luajë me kombëtaren e Gjermanisë

Futboll

Sport/ Jerome Boateng i gatshëm të luajë me kombëtaren e Gjermanisë

news image

Futbollisti i njohur gjerman, Jerome Boateng, së fundmi është deklaruar në lidhje me të ardhmen e tij në futboll.

Mbrojtësi i Bayernit, në një prononcim për “SID”, ka folur edhe për mos ftesën nga selektori, Joachim Low që të luajë me kombëtaren e Gjermanisë.

“Mendoj se trajneri i kombëtares ka shprehur shumë qartë se ai dëshiron të shkojë në Kampionatin Evropian me lojtarët e rinj. Duhet ta respektojmë këtë” citohet të ketë thënë Boateng.

Teksa ka shtuar se nuk do të kundërshtonte në të ardhmen nëse do të kishte pranuar një ftesë të tillë.

“Por, në futboll nuk i dihet kurrë: Nëse ka ndonjë shans në një pikë, nuk jam kundër”./Gazeta Sinjali/