Qendërmbrojtësi gjerman Jerome Boateng pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, saktësisht te skuadra e Romës, përcjell Sinjali Sport.
Mediumet italiane kanë njoftuar sot (e hënë) se Boateng ka kohë që ka nisur bisedimet me Romën, të cilat mund të mbyllen muajin e ardhshëm me sukses.
Boateng te Roma do të transferohej si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Bayernin dhe ekipi nga Serie A, është i gatshëm t’i ofrojë kontratë dyvjeçare.
32-vjeçari ka qenë pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kurse në edicionin e fundit i ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë.
Boateng karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Hamburgu e Hertha e Berlinit. /Gazeta Sinjali Sporti/