image Jep dorëheqje pasi shpalli kampion skuadrën

Futboll

Jep dorëheqje pasi shpalli kampion skuadrën

news image

Christophe Galtier ka njoftuar se do të largohet nga klubi i Lille, pasi fitoi trofeun e Ligue 1 me ta, transmeton Sinjali Sport.

Galtier, i cili ndali dominimin e PSG-së për 7 vite, tani do të largohet nga klubi i Lille.

“Unë kam marrë këtë vendim personalisht, kam njoftuar edhe presidentin që do të largohem”, ka thënë Galtier.

Me 83 pikë të fituara pas 38 ndeshjeve, Lille arriti që të shpallet kampione e Ligue 1 dhe kësisoj ndali dominimin ndër vite të Paris Saint-Germain.

Galtier nuk raportohet të ketë arritur marrëveshje me ndonjë klub tjetër. /Gazeta Sinjali Sporti/