Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway ka njoftuar se po jep dorëheqje nga posti në ekzekutivin e shtetit më të fuqishëm në botë.
Conway tha se po tërhiqet që të përqëndrohet te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë dhe më shumë përkujdesje të nënës”.
Burri i saj, George, një kritik i hapur i presidentit amerikan, Donald Trump, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.
Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj” dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.
Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen, shkruan REL.
Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016.
Burri i saj, George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.
“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo. /Gazeta Sinjali