Anëtarja e Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-në Prishtinë, Rita Zeqiri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në seancën e Kuvendit Komunal u bë e ditur se dorëheqja e saj është bërë për arsye personale.
Në vend të saj sot është betuar asamblistja Radije Hoxhaj.
Zeqiri gjatë periudhës njëvjeçare sa ka qenë pjesë e grupit të LVV-në në Kuvendin Komunal është angazhuar për fushën e sportit në kryeqytet.
Deri tani Zeqiri nuk ka bërë ndonjë deklarim lidhur me dorëheqjen nga pozita e anëtares së Kuvendit Komunal.