Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore, Jennifer Lopez, ka thënë se nuk është paguar për rolin e Ramonës në filmin “Hustlers”.
Artistja këtë e ka thënë së fundmi në një intervistë për GQ, transmeton Gazeta Sinjali.
“Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. Nuk fitova gjë nga “Hustlers”. E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja. Ja kush është Jenny From the Block. Bëj çfarë të dua, bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramonën”, tha Jennifer.
Gjithashtu, artistja pranoi se është shumë krenare për filmin “Hustlers,” pasi shumica e stafit ishte e përbërë nga gra.
“Ky është filmi ynë, jemi ne në krye. Jemi të gjitha gra: produksion, regji, skenar, role. Për shumë kohë, kemi parë si burrat shfrytëzojnë gratë nëpër filma. Është momenti të ndërrohen rolet”, shtoi ajo.
Megjithatë, pavarësisht se s’ka marrë asnjë pagesë për rolin në film, Jennifer-it i takojnë një sërë pagesash nga puna e saj si producente. Gazeta Sinjali/