image Jennifer Lopez befasohet nga bashkëshorti për filmin e ri

Bota e Yjeve

Foto/ Jennifer Lopez befasohet nga bashkëshorti për filmin e ri

news image

Aktorja njëherësh edhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme në karrierën e saj, filmi “Hustlers”, në të cilin e ka rolin e një striptiste.

Përpara se ky film të thyejë rekorde në kinema, Jennifer ka festuar në një festë luksoze së bashku me kolegët e saj, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë festë, Jennifer është befasuar me një tortë gjigande, e cila ishte e zbukuruar me figura striptistesh dhe emrin e filmit.

Përveç saj aktorja ka marrë një tjetër tortë si dhuratë nga partneri, Alex Rodriguez, i cili këto ditë ndodhet larg shtëpisë.

Ai i kishte dërguar edhe një letër në të cilën shkruhej: “Zemër urime për ‘Hustlers’. Jam shumë krenar për ty! Më pëlqen të eci me energji në jetë së bashku me ty. Të dua, Macho”.

JLo ka mbetur e kënaqur nga gjithë këto surpriza ndaj nuk ka nguruar t’i ndajë me ndjekësit në rrjete sociale./Gazeta Sinjali/