image Jennifer Aniston kthehet në televizion

Bota e Yjeve

Kulturë/ Jennifer Aniston kthehet në televizion

news image

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Aniston, pas 15 vjetësh mungesë do të kthehet në ekranin televiziv.

Pas shfaqjeve në filma të shumtë aktorja e njohur ka vendosur t’i kthehet sërish ekranit, por në një rol tërësisht tjetër, transmeton Gazeta Sinjali.

Aniston do të luajë, si dhe do të ketë rolin e producentes ekzekutive në serinë “The Morning Show”, ku do të shfaqet përkrah koleges së saj, Reese Witherspoon.

Burime pranë aktores kanë treguar se kjo punë është e lodhshme për të, duke qenë se ka dy detyra mjaft të rëndësishme, por ajo po i kryen me sukses, sepse i ka munguar shumë televizioni.

Në serial do të trajtohet tematika e lëvizjes “#MeToo” që pak kohë më parë shkaktoi shumë bujë në “Hollywood”./Sinjali/