image Aktorja publikon foto të mikut të saj me COVID-19, paralajmëron për rrezikun e këtij infeksioni

Bota e Yjeve

Aktorja publikon foto të mikut të saj me COVID-19, paralajmëron për rrezikun e këtij infeksioni

news image

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston e ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke detajuar betejën e tmerrshme të një mikut të saj, i cili është prekur nga koronavirusi.

Në një fotografi- shfaqet miku i aktores në gjendje të rëndë i lidhur me aparaturën mjekësore.

Në fotografinë pasuese, Aniston e ka postuar një imazh të përbashkët me kolegen nga seriali “Friends”, Courteney Cox, teksa të dyja mbajnë maska.

“Ky është miku ynë Kevin. Me shëndet të përsosur, pa asnjë problem shoqërues shëndetësor. Ky është COVID-19. Kjo është reale”.

https://www.instagram.com/p/CC1mLDPjfUC/?utm_source=ig_embed

“Nuk duhet të jemi aq naivë të mendojmë se mund ta shmangim këtë… nëse duam që kjo të përfundojë, dhe duam apo? Hapi i vetëm që mund të bëjmë është, ju lutem, mbani maskë”.

“Vetëm mendoni për ata që tashmë kanë vuajtur nga ky virus i tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj. Dhe sidomos për vetveten. COVID-19 i atakon të gjitha moshat”, ka shkruar Aniston në postimin e saj. /Gazeta Sinjali/