image “Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen se si humbi nënën, vëllain dhe kunatën nga helmimi

Siguri

“Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen se si humbi nënën, vëllain dhe kunatën nga helmimi

news image

Afrim, Elfete dhe Ferdinaze Haliti nga Gjilani kanë humbur jetën në Shqipëri. Dyshohet se shkaktar i vdekjes së tyre është helmimi nga kërpudhat.

Vëllai i Afrimit ka thënë se nëna, vëllai dhe kunata e tij kishin shkuar në pyll për të mbledhur kërpudha, të cilat i kishin konsumuar atë ditë.

Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, ata kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore të Manzës, ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë.

Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital.

Vëllai i viktimës, tha për Ballkanweb se familjarët e tij i kishin dërguar një foto dhe i kishin thënë se kanë dalë në pyll për të mbledhur kërpudha.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nëna dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari.

Prokuroria në Shqipëri ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të tyre, derisa dy mjekë të Durrësit janë proceduar penalisht, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mjekim i Pakujdesshëm”./Gazeta Sinjali/