Për 7 ditë, në Kosovë u infektuan 683 persona me koronavirus, ndërkaq prej marsit kur u regjistruan edhe rastet e para, kjo javë ishte më e keqja me raste të reja.
Rekordi prej 79 rasteve, sa ishte me 12 prill, këtë javë vetëm 2 ditë nuk kishte më shumë raste se rekordi i prillit.
Kjo javë filloi me 129 raste, ku vetëm një ditë më pas, të martëm, u regjistrua dita me më së shumti të infektura në Kosovë, 141 persona pozitv brenda ditës.
Sot IKSHPK konfirmoi edhe 96 raste të reja.
Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 2196. Ndërkohë deri më tani 1047 persona janë shëruar, ndërsa 36 persona kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga kjo sëmundje./ Gazeta Sinjali/