image Japonia i jep donacion komunës së Podujevës

Financa

Japonia i jep donacion komunës së Podujevës

news image

Japonia sot do t’i dorëzojë komunës së Podujevës një kamion zjarrfikës që kap vlerën e afro 70 mijë eurove.

Ambasada e Japonisë në një komunikatë për media ka njoftuar se në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë i ngarkuari me Punë, Mitsunori Ogasawara, dhe ekipi i Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

“Sot, Ambasada e Japonisë në Kosovë ju informon se në kuadër të skemës së Grant Assistance for Grassroots dhe projekteve të Sigurisë Njerëzore të Qeverisë Japoneze (GGP), Z. Mitsunori Ogasaëara, i ngarkuar me Pune dhe ekipi i Ambasadës së Japonisë në Kosovë do te marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një kamioni zjarrfikës në vlerë 69,920.00 euro për komunën e Podujevës, e përfaqësuar nga zëvendës kryetari i Komunes se Podujeves z. Nexhmi Rudari”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa qëllimi i këtij projekti është të përmisojë shërbimin e zjarrëfikësve dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës.

“Qëllimi i projektit është të përmirësojë shërbimin e zjarrfikës dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës, të rrisë efikasitetin sa i përket mbulimit dhe kohës së reagimit dhe ndërhyrjeve të zjarrit dhe shpëtimit në këtë komunë me automjetin e ri zjarrfikës. Ky instrument i ndihmës së granteve siguron mbështetje për sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe ka fituar një reputacion të mirë në të gjithë botën, për ofrimin e ndihmës në mënyrë efektive dhe në kohë. Përmes këtij instrumenti, Japonia ka ofruar ndihmë, duke filluar me ndihmën e menjëhershme humanitare që ofron mbështetje për komunitetet për nevojat e tyre të menjëhershme emergjente, si dhe rindërtimin e vendeve në zonat pas konfliktit, duke perfshire edhe Kosoven”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës japoneze. /Gazeta Sinjali/