Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se Japonia do ta hapë ambasadën e saj në Kosovës në prillin e vitit 2020.
Balla e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në Facebook.
“Morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, konfirmoi deputeti i Shqipërisë.
Një delegacion i Shqipërisë, ku ishte pjesë edhe Balla, u takuan me një delegacion japonez, ku diskutuan tema të ndryshme.
Japonia dhe Kosova vitet e fundit kanë rritur frymën e bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer përvoja të ndryshme./Gazeta Sinjali/