image Januzaj: Tentuam deri në fund, tani të fokusohemi te Sevilla

Futboll

Januzaj: Tentuam deri në fund, tani të fokusohemi te Sevilla

news image

Adnan Januzaj ka lënë gjurmë në barazimin 2-2 të Real Sociedad me PSV në Europa League.

Ai u shpreh se që në fillim e dinin se s’do ta kishin aspak të lehtë kundër PSV-së dhe se dhanë maksimumin deri në fund.

E dinim se në PSV do të jetë ndeshje e vështirë, është ekip që luan mirë, po ashtu edhe ne dhe besoj se kemi dhënë gjithçka deri në fund për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Januzaj.

“Ne gjithmonë duam të luajmë mirë, dhe kemi tentuar të fitojmë këtë ndeshje si çdo ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu, kanë mbetur edhe pesë ndeshje”.

Ai foli edhe për sfidën e vikendit, që Real Sociedad do ta zhvillojë me Sevillën.

“E dimë se Sevilla është ekip i fort, që mbrohen mirë dhe sulmojnë mirë, duhet të pushojmë tani për të qenë gati për Sevillën”. 

/Gazeta Sinjali Sporti/