image Januzaj në formë të mirë para sezonit të ri, shënon në miqësore ndaj Monacos

Futboll

Januzaj në formë të mirë para sezonit të ri, shënon në miqësore ndaj Monacos

news image

Në kuadër të ndeshjeve parapërgatitore të skuadrave para edicionit të ri, Real Sociedadi dhe Monaco kanë zhvilluar një ndeshje miqësore.

Në sfidën e zhvilluar në Reale Arena, rezultati u zhbllokua që në minutat e para të takimit, ndërsa të parët shënuan vendasit.

Ekipi spanjoll arriti të realizonte falë anësorit shqiptar, Adnan Januzaj, i cili e gjeti rrjetën në minutën e pestë.

Futbollisti që e ka përfaqësuar Belgjikën goditi në vijë të zonës dhe e la të pashpresë portierin kundërshtar.

Ky është një sinjal i mirë se 26-vjeçari mund të ketë një sezon solid. /Gazeta Sinjali Sporti/