Në kuadër të ndeshjeve parapërgatitore të skuadrave para edicionit të ri, Real Sociedadi dhe Monaco kanë zhvilluar një ndeshje miqësore.
Në sfidën e zhvilluar në Reale Arena, rezultati u zhbllokua që në minutat e para të takimit, ndërsa të parët shënuan vendasit.
Ekipi spanjoll arriti të realizonte falë anësorit shqiptar, Adnan Januzaj, i cili e gjeti rrjetën në minutën e pestë.
Futbollisti që e ka përfaqësuar Belgjikën goditi në vijë të zonës dhe e la të pashpresë portierin kundërshtar.
Quédate @adnanjanuzaj ????????
— miquel3rs????⚪ (@miquel3rs) July 28, 2021
???????????????????? pic.twitter.com/u2yyHclM3Y
Ky është një sinjal i mirë se 26-vjeçari mund të ketë një sezon solid. /Gazeta Sinjali Sporti/