James Milner është shumë i nevrikosur me VAR-in pasi që për shkak të një vendimi të “gabuar” të referit, Liverpooli u penalizua sonte në ndeshjen ndaj Brightonit.
Milner tha se është e qartë se duhet bërë një diskutim serioz për VAR-in, shkruan Sinjali Sportiv.
“Sigurisht nuk jam i vetmi në ndjenjën që po humbë dashuria ndaj lojës” shtoi Milner.
Ky ishte rasti kur Liverpoolit i’u anulua goli për shkak të “pozitës jashtë loje”.