image "Jam plagosur vetë, por ndoshta dikush ma ka marrë armën" - Si ndodhi ngjarja në lokalin e Kaçanikut

Siguri

“Jam plagosur vetë, por ndoshta dikush ma ka marrë armën” – Si ndodhi ngjarja në lokalin e Kaçanikut

news image

Dje në një lokal në Kaçanik është vetëplagosur një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

I njëjti kishte qenë në lokal me dy persona dhe më pas ishte takuar edhe me tre të tjerë.

Viktima është vetëplagosur në këmbë dhe për shkak të lëndimeve është dërguar fillimisht në QMF në Kaçanik e më pas në QKUK.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se arma ka qenë e tij dhe është vetëplagosur, por i njëjti po ashtu ka thënë se ka mundësi që dikush ia ka marrë armën pasi është plagosur.

Në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar tri gota qelqi, tre filxhanë porcelani dhe dy shishe që do të ekzaminohen, sipas Policisë.

Po ashtu në njoftimin e PK-së thuhet se edhe vetura e viktimës, është sekuestruar, pasi ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, raporton Sinjali.

Përveç nga viktima, Policia ka sekuestruar edhe dy telefona të dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes. Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/