A.H., 21 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai u arrestua sot rreth orës 14:45, në rrugën “Tringë Smajli”, në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të Policisë në veturën e tipit të tipit BMW.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Në këtë vazhdë, sot rreth orës 14:45, në rrugë ‘Tringë Smajli’ në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën BMW, me targë Kosove dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:
· Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm,
· Pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe
· Një (1) karikator”, tha ai.
Sipas Borovcit, A.H., u shoqërua në stacion policor dhe ndaj tij është hapur rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./GazetaSinjali/