Pëllumb Greku është personi që po komunikon me ekipet e shpëtimit në një nga pallatet e shembura në zonën e Thumanës. Ekipet e kerkim shpëtimit dëgjuan zëra nga nënrrënojat rreth orës 9.
“Jam gjallë, më nxirrni që këtu” ishte komunikimi i personit që komunikonte ndërkohë që nga banorët aty u identifikua si Pëllumb Greku.
Operacioni vijon prej 20 minutash, ndërkohë që janë shtuar forcat për shpëtimin e tij.
Pëllumb Greku dhe familja e tij u bë i njohur pak orë më parë kur e motra e tij live, bëri thirrje për shpëtimin e vëllait të vet që ishte në shtëpi me familjarët. Kuja e motrës “live” për të parë edhe njëherë të vëllanë Pëllumbin, preku zemrat e të gjithëve.
E sikurse po ndodh, Pëllumbi është gjallë, por ende nuk është nxjerrë nga rrënojat./Gazeta Sinjali/