image Jakup Krasniqi përfshihet në përplasjen VV-Nisma, ua kujton protestat e dhunshme

Kosovë

Zgjedhje/ Jakup Krasniqi përfshihet në përplasjen VV-Nisma, ua kujton protestat e dhunshme

news image

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tash kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar përplasjet e fundit në mes zyrtarëve të partisë së tij dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi”.

Ai ka thumbuar VV duke thënë qeverisja nuk bëhet duke përdorur sharje dhe duke i vënë flakën objekteve shtetërore.

“Gjuha që përdor partia politike duke qenë në opozitë, nuk mund të përdorët duke qenë para një qeverisje të mundshme apo në qeverisje. Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë. Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar. Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi”, ka përfunduar Krasniqi./Gazeta Sinjali/