image Jahjaga kërkon të rishikohet afati prej 5 vitesh për të aplikuar në statusin e të mbijetuarve të dhunës nga lufta

Kosovë

Jahjaga kërkon të rishikohet afati prej 5 vitesh për të aplikuar në statusin e të mbijetuarve të dhunës nga lufta

news image

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka propozuar që të rishikohet afati prej 5 vitesh për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Gazeta Sinjali.

Jahjaga këtë e tha në konferencën e organizuar për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E shoh të udhës që të rishikohet afati prej 5 vitesh për të aplikuar në statusin e të mbijetuarve, që është limit ligjor dhe kufizimi i këtij afati nuk po ndihmon në zbardhjen e e plotë të rasteve të dhunimit që kanë ndodhur gjatë luftës në vendin tonë dhe po i vendos të mbijetuarit në presionin e kohës”, deklaroi ajo.

Gjithashtu Jahjaga shoti se këto viktima po përballën edhe me sfidën e stigmatizimit nga shoqëria.

“Duhet të punojmë në largimin e stigmës dhe paragjykimet qe përballën të mbijetuarit. Ata po përballen nga pasiguria që i rrethon në shoqëri, mungesa e përkrahjes së familjes dhe frika se mund të paragjykohen nga komunitetet dhe nga rrethi i tyre”, tha më Jahjaga.

Krejt në fund, ish-presidentja e Kosovës tha se duhet të punohet më shumë me familjet e këtyre viktimave si dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Në këtë konferencë për statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi si dhe panelistë të tjerë.

/Gazeta Sinjali/