image Ja si mund të veprojë Thaçi pas rrëzimit të qeverisë- vendi mund të mos shkojë në zgjedhje

Kosovë

Kushtetuta/ Ja si mund të veprojë Thaçi pas rrëzimit të qeverisë- vendi mund të mos shkojë në zgjedhje

news image

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se si mund të veprojë presidenti i vendit Hashim Thaçi pas rrëzimit të qeverisë.

Neni 100 i Kushtetutës thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për qeverinë në tërësi, qeveria konsiderohet në dorëheqje, ndërkaq neni 82 e sqaron se kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në gjendjen të cilën ndodhet tani Kosova, pas rrëzimit të qeverisë dhe pandemisë, ku deri sot janë infektuar 71 qytetarë dhe një ka vdekur, opsioni i parë që vendi të shkojë në zgjedhje mund të mos ndodhë me arsyen për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Ndërkaq, pika 5 e nenit 95 thotë se nëse posti i kryeministrit mbetet i lirë, qeveria bie dhe presidenti në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, mandaton kandidatin e ri për ta formuar qeverinë, pa pasur nevojë të shkohet në zgjedhje.

Në bazë të pikës 5 të nenit 95 të Kushtetutës, presidenti Thaçi mund të konsultohet me të gjitha partitë politike për kandidatin e ri si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ku nuk përjashtohet as Vetëvendosje.

Kujtojmë që mbrëmë deputetët e kuvendit rrëzuan Qeverinë Kurti me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, pas mocionit për mosbesim të ngritur nga LDK-ja./ Gazeta Sinjali/